Deputetët e përjashtuar të PD-së tentojnë të hyjnë në Kuvend. Përplasen me Gardën
Deputetët e PD, të cilët janë përjashtuar nga seanca plenare një javë më parë, duket se nuk do të heqin dorë dhe do të tentojnë të futen sërish në Parlament.
Në këtë moment ka përplasje me punonjësit e gardës të cilët i kanë ndaluar të futen brenda në sallën e Kuvendit.
-Çfarë po bën, mos prek deputetët me dorë. Po e bëni pis këtë kostum. Guxoni ju vini dorë mbi deputetin”, u shpreh deputetja Albana Vokshi.
Mes deputetëve të përjashtuar janë edhe Sali Berisha, Flamur Noka, Edmond Spaho, Belind Këlliçi, Luçiano Boçi e Luan Baçi.
KOHA JONË SONDAZH

