Nis seanca në Kushtetuese për Ilir Metën. Këshillatari i Presidentit: Gjyqtarëve u ka mbaruar mandati

Ka nisur në Gjykatën Kushtetuese seanca për shkarkimin ose jo të Presidentit të Republikës Ilir Meta. Kryetarja e Kushtetueses, Vitore Tusha, u shpreh në nisje të seancës se kushtetuta parashikon një procedurë të vecantë që nuk është zhvilluar kurrë me parë.

Vetë Presidenti Ilir Meta nuk ka marrë pjesë në seancën e sotme gjyqësore. Kreu i shtetit përfaqësohet në këtë seancë nga Keshilltari i tij Ligjor, Bledar Dervishaj dhe Drejtoresha Juridike, Katrin Treska.

Ndërkohë Presidenti i Republikës ka parashtruar një kërkesë paraprake e cila është administruar para fillimit të seancës gjyqësore në orën 09:35 në protokollin e Gjykatës Kushtetuese.

Çështja është paraqitur në qershor të 2021 e po shqyrtohet në shkurt të 2022. Kërkesa lidhet me anëtarët e trupës gjykuese, pasi ka shkaqe që i bën ata të njëanshëm në shqyrtimin e çështjes”- është shprehur gjatë seancës, këshilltari ligjor i Presidentit.

Kërkojmë që anëtarët e kushtetueses të vlerësojnë nëse janë ose jo përpara rasteve që duhet të heqin dorë nga shqyrtimi i çështjes. Për disa nga anëtarët kemi zbuluar vetëm ditën e djeshme disa shkaqe që i bëjnë të papajtueshëm dhe në konflikt interesi. Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese ka hyrë ne vitin e 5 me mandat të përfunduar. Ndërsa për dy anëtarë të tjerë është deklaruar përfundimi i mandatit. Presidenti ka vite që denoncon hapur kapjen e drejtësisë, por sot ka të drejtë të gjykohet nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme″, u shpreh ai.

SHKARKO APP