Nis seanca në Kuvend, pritet votimi i kërkesës së Prokurorisë
Politikë E Hënë, 5 Prill 2021 15:48
Kuvendi i Shqipërisë, nën drejtimin e nënkryetarit Vangjel Dule, nisi të enjten shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme që kërkon autorizimin e Parlamentit për arrestimin e dy deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku, të akuzuar për dëshmi të rreme.
Procedura parashikon paraqitjen e raportit të hartuar nga Këshilli, si dhe mbajtjen e fjalës nga deputetët e akuzuar. Miratimi i raportit kërkon shumicë të thjeshtë votash.