Nis seanca për komisionin kundër Presidentit Meta
Kuvendi ka nisur një seancë të posaçme plenare për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.
Pas miratimit në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, Kuvendi pritet të votojë në seancë, ngritjen e Komisionit Hetimor ndaj Presidentit të Republikës.
Mazhoranca akuzon Kreun e Shtetit se ka shkelur Kushtetutën me dekretin për shfuqizimin e datës së zgjedhjeve më 30 qershor. Seanca plenare pritet të mbarojë para nisjes së protestës së opozitës.
Komisioni Hetimor përbëhet nga:
1-Ulsi Manja, kryetar
2-Vasilika Hysi, anëtar
3- Klotilda Ferhati, anëtar
4-Bashkim Fino, anëtar
5-Alket Hyseni, anëtar
Nga opozita parlamentare:
1- Alban Zeneli
2- Halit Valteri
KOHA JONË SONDAZH

