Nis sezoni i jahteve në Durrës, Rama: ArtExplorer rikthehet si një ekspozitë lëvizëse me perlat e Muzeut të Luvrit

Kryeministri Edi Rama informon se ka nisur zyrtarisht sezoni i jahteve në Durrës. Në një postim në Facebook, Rama ka ndarë disa foto nga jahti, ndërsa shkruan se “ArtExplorer” ka vizituar këto ditë bregdetin tonë, për t’u rikthyer sërish me një ekspozitë lëvizëse nga perlat artistike nga Muzeu i Luvrit në Francë, shkruan kryeministri.

“Nga Durrësi nis zyrtarisht edhe sezoni i jahteve, me “ArtExplorer” që ka vizituar këto ditë bregdetin tonë duke premtuar surpriza për vitin e ardhshëm, kur do të rikthehet sërish si një ekspozitë lëvizëse me perlat artistike nga Muzeu i Luvrit në Francë, e që patjetër Durrësi s’ka si të mungojë në intinerarin e Mesdheut”, thuhet në postimin e Ramës.

SHKARKO APP