Nis shtegtimi i baritor
“Pamje të mrekullueshme të trans’humancës ose shtegtimit baritor që nis nga malet e Gramozit ku moti po bëhet më i egër për të zbritur drejt kullotave të Konispolit si ofrueset e një dimërimi më të butë për bagëtitë.
Traditë që ruhet prej shekujsh, e përfshirë në trashëgiminë botërore nga #UNESCO, teksa shtegtimi e pati ndalesën këtë fundjavë në Petran të Përmetit, fshatit buzë Vjosës sipas intinerarit 15-ditor të përcaktuar, duke ua bërë çobanëve udhëtimin më të lehtë, ama edhe si një atraksion për turistët e natyrës të cilët pikëtakohen me traditën dhe shpirtin e njerëzve të këtyre anëve”- shkruan Edi Rama.