Nis sot punimet sesioni i ri parlamentar

Kuvendi i Shqipërisë çel të hënën pasdite (ora 17:00) punimet e sesionit të VI-të parlamentar të legjislaturës së VIII-të.

Rendi i ditës i seancës hapëse parashikon njoftimin e akteve normative të depozituara në Kuvend, miratimin e programit të punës së parlamentit për periudhën 18 janar-28 shkurt dhe të kalendarit 3-javor të punimeve për periudhën 18 janar-5 shkurt.

Gjithashtu, deputetët do të miratojnë dhe kalendarin e paraqitjes në Kuvend të raporteve vjetore të institucioneve kushtetuese dhe atyre të krijuara me ligj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reforma në drejtësi do të vijojë të mbetet sfida e sesionit të ri kuvendor dhe bashkë me të dhe nisja e punës për reformën zgjedhore, për të cilën në fund te vitit të kaluar Kuvendi miratoi ngritjen e komisionit te posacem parlamentar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?