Nis votimi, 75 mijë anëtarë zgjedhin sot kreun e ri të PD-së

Të drejtën e votës për të zgjedhur kreun e ri të Partisë Demokratike e kanë rreth 75 mijë anëtarë që do të votojnë ditën e sotme, duke nisur nga ora 08:00 deri në orën 19:00 për të zgjedhur mes Lulzim Bashës, Agron Shehajn, Edit Harxhit dhe Fatbardh Kadillit, për kryetarin e partisë që do ti udhëheqë në betejat e 4 viteve të ardhshme, deri pas zgjedhjeve parlamentare të 2025. PD-ja prej 8 vitesh drejtohet nga Lulzim Basha që prej largimit të Sali Berishës pas humbjes së vitit 2013 përballë socialistëve. Këtë vit, demokratët shkojnë në zgjedhje për kreun e ri pas humbjes në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?