Nishani: Basha i ka vënë minat me kohë në PD, po dëmton interesin kombëtar

Me akuza të forta ndaj kreut të Partisë Demokratike, ish-presidenti Bujar Nishani thotë se Lulzim Basha i ka vënë me kohë minat në PD dhe se po dëmton interesin kombëtar. ”Basha e ka kthyer PD dhe opozitën në një fasadë të shëmtuar të qeverisjes së Ramës. Ky është bashkëpunimi më i turpshëm i Bashës me E. Ramën në dëm të Interesit Kombëtar dhe në interes të Destabilitetit Rajonal”,-shkruan në facebook Nishani.

Postimi i plotë

L. Basha sot nuk po dëmton thjesht e vetëm Partinë Demokratike. Asaj partie ai i ka vënë minat me kohë e aq shumë sa e ka dëmtuar nuk ka ku ta çojë më. L. Basha sot po dëmton rëndë Shqipërinë dhe Interesin Kombëtar. Pse Shqipëria dhe Interesi Kombëtar janë duke u dëmtuar rëndë prej L. Bashës ?

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një kohë që Shqipëria drejtohet nga një qeveri thellësisht antikombëtare, vasale e qarqeve më shqiptarofobe të Beogradit, kësaj qeverie s’ka kush ti dalë përballë e ta rrëzojë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë që Serbia po kërcënon rëndë për destabizimin e të gjithë rajonit dhe po pregatitet me shpejtësi për një luftë të re rajonale, qeveria në Shqipëri shërben se make up i shëmtuar i hegjemonisë serbe në Ballkan, opozita e L. Bashës fshihet dhe nuk guxon të ngrejë popullin në këmbë kundër kësaj qeverie kolaboracioniste.

L. Basha e ka kthyer PD dhe opozitën në një fasadë të shëmtuar të qeverisjes së E. Ramës. Ky është bashkëpunimi më i turpshëm i L. Bashës me E. Ramën në dëm të Interesit Kombëtar dhe në interes të Destabilitetit Rajonal. Partia Demokratike duhet shpëtuar sa më parë që të shpëtojë Shqipëria.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?