Nishani: Bashkëpunim me BE për emigrantët

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani zhvilloi një takim me Komisionerin e BE për Migracionin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë, zotin Dimitris Avramopoulos.

Presidenti Nishani përcolli vlerësimet për bashkëpunimin dhe mbështetjen që Komisioni Evropian po i ofron Shqipërisë në të gjitha drejtimet dhe e siguroi se shqiptarët kanë zgjedhur Bashkimin Evropian si të vetmen alternativë për të ardhmen e tyre.

Duke u ndalur tek flukset migratore që po përdorin Korridorin Ballkanik për të hyrë në Evropë, Kreu i Shtetit vuri në dukje se si Shqipëria ashtu edhe të gjitha vendet e Ballkanit dhe Evropës e kanë pjesë të historisë së tyre fenomenin e emigracionit. Presidenti Nishani theksoi se beson tek zgjidhja burimore e këtij problemi, duke mos iu shmangur gjithashtu angazhimit si vend me perspektivë të qartë evropiane për t’u bërë pjesë e një zgjidhjeje evropiane për krizën aktuale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke qenë solidarë si me dhimbjen njerëzore që ka nxitur flukset migratore ashtu edhe me barrën e rëndë ekonomike dhe sociale që Bashkimit Evropian dhe rajonit tonë u duhet të përballin në këtë sfidë, Presidenti Nishani evidentoi si shumë të rëndësishëm adresimin e të dy dimensioneve të kësaj çështjeje, atë humanitar dhe aspektin e sigurisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Presidenti Nishani nënvizoi domosdoshmërinë e një bashkëpunimi, asistence dhe bashkëveprimi të njehsuar nën ombrellën evropiane për trajtimin e flukseve migratore që lëvizin nëpërmjet Korridorit Ballkanik.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?