Nishani dekoron kryetaren e dhomës së deputetëve italianë Laura Boldrini

Në kuadër të vizitës së saj zyrtare në Shqipëri, me ftesë të kryetarit të kuvendit shqiptar Ilir Meta, kryetarja e dhomës së deputetëve në Itali Laura Boldrini, ndaloi në Presidencë ku u prit nga kreu i shtetit Bujar Nishani. Ky i fundit dekoroi zonjën Boldrini me urdhrin e “Gjergj Kastriot Skënderbeut” për kontributin e saj në vitet e vështira të popullit shqiptar dhe atij kosovar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Në mirënjohje të ndihmës së ofruar në momente të dhimbshme, kreu i shtetit shqiptar Bujar Nishani, i veshi petkun e një shenjtoreje.
Kryetarja e Dhomës së Deputetëve në Itali Laura Boldrini shprehu  mirënjohjen dhe me modestinë për punën e kryer në ndihmë të situatës në Kosovë.
“Jam shume e emocionuar për këtë mirënjohje dhe fjalët që thatë për mua, të cilat nuk di a i meritoj deri në fund. Une mendoj se kjo medalje duhet ndarë me shumë persona të tjerë të cilët sëbashku me mua kontribuuan për situatën e rëndë në kosovë, situatë e cila u pasqyrua edhe në shqipëri. Ajo që mësova unë gjatë asaj periudhe ishte pikërisht solidariteti spontan i njerëzve me pak mjete, por me zemër të madhe”.
Eksperiencën e saj me shqiptarët gjatë atyre viteve, ende sot ja servir Europës si shembull për tu ndjekur.
“ Ishte e cuditshme për mua të vëzhgoja që sa herë kosovarët dyndeshin në Bajram Curr apo pika të tjera të ndihmave, pa kaluar ende një orë, familjet shqiptare vinin për ti ofruar atyre strehim. Në një moment kaq të vështirë për europën, në një moment kur ekzistojnë shtete të cilat vendosin mure dhe tela me gjëmba mes tyre dhe emigrantëve, ky i juaji është ende një shembull për gjithë Europën”.
Vizita e kryetares së dhomës së deputetëve italian Laura Boldrini vjen me ftesë të homologut të saj shqiptar, Ilir Meta dhe do të zgjasë dy ditë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?