Nishani dekreton ndryshimet në Kodin Zgjedhor
Presidenti Bujar Nishani dekreton ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të cilat u miratuan nga Parlamenti në përputhje me ndarjen e re territoriale. Ndryshimet e ndërmorrën pasi në zgjedhjet vendore të 21 Qershorit do të votohet vetëm për Kryetarët e Bashkive, ndërsa si njësi vendore, në bazë të ndarjes së re territoriale, do të ketë vetëm 61 bashki.
Sipas njoftimit zyrtar nga Presidenca, Kreu i Shtetit ka dekretuar shpalljen e ligjit nr. 31/2015 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”.
Në nenin 2 të dekretit, Kreu i Shtetit jep pëlqimin për hyrjen në fuqi menjëherë të ligjit nr. 31/2015 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”.