Nishani: Dënoj me ashpërsi aktet kriminale të goditjes me shpërthim të ndodhura sot

“Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dënon me ashpërsi aktet kriminale të goditjes me shpërthim të ndodhura sot në Tiranë”.

Kështu citon deklarata e posaçme e lëshuar nga kreu i shtetit, lidhur me shpërthimet e fundit në Tiranë.

Duke shtuar se “Presidenti u kërkon agjencive ligjzbatuese, Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë të angazhohen maksimalisht për vënien përpara drejtësisë të autorëve  të këtyre akteve”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kreu i Shtetit garanton mbështetjen e tij të pakufishme për të gjitha strukturat shtetërore në luftën kundër krimit dhe forcimin e demokracisë në Shqipëri”, përfundon deklarata.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?