Nishani do të takohet me akademikët për ligjin në arsimin e lartë

Presidenti Bujar Nishani do të takohet ditën e hënë me akademikë dhe pedagogë për të diskutuar ligjin e arsimit të lartë, të miratuar vetëm me votat e mazhorancës. Mësohet se takimi konsultues do të zhvillohet në ambientet e presidencës.

Ligji për arsimin e lartë pas dikutimesh dhe debatesh të forta u miratua në orët e para të mëngjesit të së mërkurës me 78 vota pro të mazhorancës. Opozita e kundërshtoi ligjin, pasi sipas saj, rriten tarifat për studentët dhe shkatërrohet autonomia e universiteteve. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka deklaruar se do ta dërgojë këtë ligj në Gjykatën Kushtetuese dhe i ka bërë thirje Presidentit të mos e dekretojë. Reforma gjithashtu është kundërshtuar nga akademikët dhe studentët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?