Nishani ekreton dy emra të tjerë për Gjykatën e Lartë
Vetëm pak ditë pas letrës së dy krerëve të grupeve parlamentarë të mazhorancës, Gramoz Ruçi dhe Petrit Vasili, që për anëtarët e Gjykatës së Lartë të zbatohet ligji i ri, Nishani ka propozuar dy kandidatë të tjerë.
Ata janë Markelian Koça dhe Fuat Vjerdha.
“D E K R E T
PËR
EMËRIMIN E ANËTARIT TË GJYKATËS SË LARTË
Në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 136, pika 1 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë,
D e k r e t o j
Neni 1
Zoti Markelian Koça, emërohet anëtar i Gjykatës së Lartë.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 8897
Tiranë, më 16 Janar 2015
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI
Arsyetim i dekretit Nr. 8897, datë 16 Janar 2015 “Për emërimin e anëtarit të Gjykatës së Lartë”
Të nderuar deputetë,
Me dekretin nr. 8897, datë 16 Janar 2015, vendosa të dekretoj emërimin e zotit Markelian Koça, si anëtar të Gjykatës së Lartë, pas realizimit të një procesi të rregullt ligjor e të konsoliduar të përzgjedhjes së kandidaturave për anëtar.
Konkretisht, bazuar në përcaktimet kushtetuese, dhe ligjin Nr. 8588, Datë 15.3.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe Vendimin Nr. 40, datë 07.07.2014 të Gjykatës Kushtetuese, realizuam procesin e shpalljes së kandidaturave mbi bazën e të cilave kërkuam dhe mendimin e kryetarëve të grupeve parlamentare në Kuvend, për përcaktimin e kritereve konkrete, në respekt të kërkesës kushtetuese për kualifikim të lartë, përbërje cilësore dhe të përshtatshme të Gjykatës së Lartë.
Në përfundim të këtij procesi, ndërmjet konkurruesve vlerësova përvojën dhe vjetërsinë në profesion të konkurrentit Markelian Koça i cili është jurist me një eksperiencë rreth 20-vjeçare ndër të cilat ka ushtruar detyrën e ndihmës gjyqtarit shkallës së parë, për rreth 5 vjet, si dhe detyrën e gjyqtarit shkallës së parë, për mbi 14 vjet.
Me besim se do të kem mirëkuptimin dhe pëlqimin Tuaj për emërimin e zotit Markelian Koça, si anëtar të Gjykatës së Lartë,
Me respekt,
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI
* * *
D E K R E T PËR EMËRIMIN E ANËTARIT TË GJYKATËS SË LARTË
Në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 136, pika 1 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë,
D e k r e t o j
Neni 1
Zoti Fuat Vjerdha, emërohet anëtar i Gjykatës së Lartë.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 8898
Tiranë, më 16 Janar 2015
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI
Arsyetim i dekretit Nr. 8898, datë 16 Janar 2015 “Për emërimin e anëtarit të Gjykatës së Lartë”
Të nderuar deputetë,
Me dekretin nr. 8898, datë 16 Janar 2015, vendosa të dekretoj emërimin e zotit Fuat Vjerdha, si anëtar të Gjykatës së Lartë, pas realizimit të një procesi të rregullt ligjor e të konsoliduar të përzgjedhjes së kandidaturave për anëtar.
Konkretisht, bazuar në përcaktimet kushtetuese, dhe ligjin Nr. 8588, Datë 15.3.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe Vendimin Nr. 40, datë 07.07.2014 të Gjykatës Kushtetuese, realizuam procesin e shpalljes së kandidaturave mbi bazën e të cilave kërkuam dhe mendimin e kryetarëve të grupeve parlamentare në Kuvend, për përcaktimin e kritereve konkrete, në respekt të kërkesës kushtetuese për kualifikim të lartë, përbërje cilësore dhe të përshtatshme të Gjykatës së Lartë.
Në përfundim të këtij procesi, ndërmjet konkurruesve vlerësova përvojën dhe vjetërsinë në profesion të konkurrentit Fuat Vjerdha, i cili është jurist me një eksperiencë mbi 20-vjeçare ndër të cilat ka ushtruar detyrën e ndihmës gjyqtarit shkallës së parë, detyrën e gjyqtarit shkallës së parë, për mbi 11 vjet, dhe detyrën e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit për rreth 10 vjet, nga të cilat 4 vjet si Kryetar .
Me besim se do të kem mirëkuptimin dhe pëlqimin Tuaj për emërimin e zotit Fuat Vjerdha, si anëtar të Gjykatës së Lartë”, thuhet në dekretet e Nishanit.
Mazhoranca rrëzoi ndërkohë dy kandidatët e mëparshëm të Nishanit dhe me shumë mundësi, do të rrëzojë edhe këta të fundit.