Nishani homazhe në Ambasadën Franceze‏

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani zhvilloi sot në mesditë homazhe në Ambasadën e Republikës Franceze në Tiranë, ku u prit nga Ambasadori Bernard Fitoussi, i cili i shprehu mirënjohjen edhe në emër të popullit francez, duke e konsideruar këtë vizitë si shprehje dhe simbol i solidaritetit të veçantë të popullit shqiptar.

Pasi nënshkroi Librin e Ngushëllimeve të hapur në Ambasadën franceze në homazh të viktimave të ngjarjeve tragjike, Kreu i Shtetit u shpreh: “Jam këtu sot në emrin tim personal dhe në emrin e vendit tim, në emrin e të gjithë qytetarëve shqiptarë për të shprehur dhe një herë ngushëllimet tona dhe solidaritetin e pakufinjtë me viktimat dhe familjet e tyre, simpatinë e madhe të shqiptarëve me popullin francez dhe autoritetet franceze pas aktit barbar që ndodhi në redaksinë e revistës ‘Charlie Hebdo’, në disa supermarkete dhe rrugë të Francës ku terrorizmi, ekstremizmi dhe egërsia barbare ndaj lirisë dhe të drejtës u shfaq më egër se kurrë në mesin e Evropës dhe në qendrën e demokracisë dhe kulturës evropiane siç është Parisi. Simpatia jonë shkon me popullin francez që diti të përballojë me dinjitet të lartë këtë akt kriminal dhe barbar.

Ishte një akt i dhimbshëm, por që s’ka të bëjë aspak me fatalitetin, që s’ka të bëja aspak me frikën. Ku ekziston frika nuk ka liri, por atje ku ka liri nuk ka frikë. Dhe Parisi, Franca tregoi që liria e mposht frikën dhe frika nuk ka shanse të dominojë mbi lirinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

Marshimi i djeshëm i paqes në Francë ku morën pjesë mjaft figura të larta; drejtues shtetesh dhe qeverish të Evropës dhe nga mbarë bota tregoi dhe një herë se pavarësisht rreziqeve të rënda që ka liria dhe paqja, kohezioni i demokracisë ekziston dhe funksionon në planetin tonë. Ndaj, sot ashtu si dhe përfaqësuesit e qeverisë shqiptare dje në Paris në emër të gjithë qytetarëve shqiptarë garantoj popullin francez, autoritetet franceze që shqiptarët do të jenë gjithmonë përkrah Francës, popullit francez dhe aleancës së madhe të vlerave të lirisë, të së drejtës për të çuar përpara këto zhvillime dhe këto arritje të mëdha që kemi arritur, por mbi të gjitha që kemi mbrojtur aty ku kemi mbërritur deri më sot. Liria tregoi dhe një herë që mbetet e rrezikuar, mbetet e kërcënuar, por ajo është e papërkulur.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?