Nishani: Isa Boletini ishte krenaria shqiptare në orët më tragjike

 

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani ka qenë prezent në ceremoninë e rivarrimit të Isa Boletinit në Mitrovicë. Në fjalën e tij Nishani tha se heroi Isa Boletini ishte frymëzimi dhe krenaria shqiptare në orët e saj më tragjike.

“Sot ajo rishkruhet duke përmbyllur rrugëtimin e heroit Isa Boletini, frymëzuesi i lirisë kthehet përgjithmonë në Kosovën e sotme të pavarur. Isa Boletini ishte krenaria shqiptare në orët më tragjike të shqiptarisë”, ka thënë Nishani.

Në këtë ceremoni kanë mbajtur fjalën e tyre përshëndetëse edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe kryetari i Komunës së Mitrovicës.

Ceremonia qendrore është mbajtur në prani të shumë qytetarëve të mbledhur në stadiumin e Mitrovicës, ndërsa paraprakisht janë bërë homazhe në qytet.

Pas fjalimeve dhe programit artistik, eshtrat e heroit kombëtar do të dërgohen në vendlindjen e tij, në Boletin.

Dje, gjatë ditës, Kuvendi i Kosovës ka mbajtur një seancë solemne, ku është folur për figurën e heroit Isa Boletini.

SHKARKO APP