Nishani: Ja kush janë kandidatët për Gjykatën e Lartë

 

Pas rrëzimit nga Kuvendi të emrave të propozuar për Gjykatën e Lartë, presidenti Bujar Nishani ka shpallur një listë me të tjerë kandidatë.

Ai thotë se ata plotësojnë të gjithë kriteret ligjore, për t’u emëruar në Gjykatën e Lartë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani në zbatim të ligjit Nr. 8588, datë 15.3.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, pas realizimit të procesit të njoftimit publik për vijimin e procedurave ligjore për emërimin e dy anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë, si dhe pas përfundimit të afatit për shqyrtimin e dokumentacionit të çdo konkurruesi për anëtar të Gjykatës së Lartë, shpall kandidatët, të cilët plotësojnë kushtet ligjore të përcaktuara në ligjin e lartpërmendur”, thuhet në një njoftim te Presidencës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lista e konkurruesve që plotësojnë kushtet ligjore si kandidatë për anëtar të Gjykatës së Lartë:

Kandidatë që vijnë nga radhët e Gjyqësorit:

1.     Anila Kristani
2.     Artur Malaj
3.     Astrit Kalaja
4.     Bledar Abdullai
5.     Dhurata Bilo
6.     Luan Hasneziri
7.     Rexhep Bekteshi

Kandidatë që vijnë nga radhët e juristëve:

1.  Ervin Pupe
2.  Fatmira Luli
3.  Gezim Allaraj
4.  Gjet Kola
5.  Ilir Panda
6.  Luan Daci
7.  Natasha Mulaj
8.  Sokol Sadushi

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?