Nishani kërkon Vetting për politikanët: Të arrihet me referendum
Ish-Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani ka kërkuar Vetting për politikanët, i cili shton se nëse nuk miratohet në Parlament, që të arrihet nëpërmjet referendumit. “Që kush kanë qenë 10 vitet e fundit njerëz që kanë pasur pushtet, të gjithë në skaner dhe kush nuk e justifikon shtëpinë, llogarinë bankare apo makinën, konfiskim. Po e bën Kosova sot. Të bëhesh vetë pasqyrë dhe objekt i verifikimit të dalësh vetë i pari në dritën e diellit”.
Pjesë nga fjala
Një muaj fushatë nuk folëm dhe denoncuam me dhjetëra raste korrupsioni dhe hajdutërie, nuk folëm. Çfarë të bëjmë për të kthyer besimin e njerëzve? Parlament ligji i parë; Vetting, hetim dhe konfiskim i çdo luge dhe piruni që ke t’i ke shtëpia si politikan, që nuk e justifikon me paratë që ke marrë në gjithë këto vite.
Jo vetëm këta që janë atje, por çfarë kanë qenë, president, kryeministër, ministër deputet, çfarë kanë qenë në 10 vitet e fundit. Nuk e miraton Edi Rama? Referendum. Që kush kanë qenë 10 vitet e fundit njerëz që kanë pasur pushtet, të gjithë në skaner dhe kush nuk e justifikon shtëpinë, llogarinë bankare apo makinën, konfiskim. Po e bën Kosova sot. Të bëhesh vetë pasqyrë dhe objekt i verifikimit të dalësh vetë i pari në dritën e diellit.
Kur kam pësuar unë dëshpërim të thellë, imagjino si janë mijëra e mijëra të tjerë. Unë kam arritur, kam marrë maksimumin në karrierën time politike, ministër, president dhe nuk prisja që nga fitorja të merrja ndonjë tjetër, por mbi të gjitha është dëshira politike dhe që miqtë dhe shokët e mi do të drejtojnë nesër Shqipërinë. 8 vite në opozitë mijëra njerëz janë hequr nga puna se janë demokratë. Jemi në një situatë s’po dimë ku të shkojmë. Fataliteti na ka kapur prej fyti.