Nishani, mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-kreut të Komunitetit Mysliman Shqiptar
Politikë E Shtunë, 1 Maj 2021 11:22
Mesazh ngushëllimi i Presidentit Nishani për ndarjen nga jeta të ish-kreut të Komunitetit Mysliman Shqiptar, Haxhi Selim Muça
18 shtator 2016
“Me hidhërim të thellë mësova sot lajmin e dhimbshëm të ndarjes nga jeta të besimtarit të devotshëm e të përkushtuar, të drejtuesit të mençur, largpamës, paqedashës dhe të urtë të komunitetit të besimtarëve të fesë islame, të mikut të mirë në ditë të mira e në ditë të vështira, të prindit të mrekullueshëm, Selim Muça.
Kontributi i tij i pazëvendësueshëm për ndriçimin e rrugës së besimit të besimtarëve gjatë të gjithë jetës së tij dhe, në mënyrë të veçantë gjatë periudhës që ai ka drejtuar Komunitetin Mysliman Shqiptar, e vendos atë në mesin e personaliteteve më të shquara të vendit tonë që kanë kontribuar për fe e për atdhe.
Duke ndarë dhimbjen e thellë për humbjen e këtij personaliteti të shquar të besimit, të kulturës dhe të shoqërisë shqiptare, u përcjell ngushëllimet më të thella e të sinqerta të gjithë drejtuesve të Komunitetit Mysliman Shqiptar, të gjithë besimtarëve të komunitetit mysliman që ai i udhëhoqi me aq devotshmëri e përkushtim, të gjithë bashkëpunëtorëve të tij dhe, në mënyrë të veçantë, të gjithë familjarëve dhe të afërmeve të tij.
U prehtë në paqe shpirti i tij!” – përfundon mesazhi i Kreut të Shtetit.
KOHA JONË SONDAZH