Nishani: Ndryshimi i Kushtetutës mund të bëhet vetëm me referendum

 

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani në një intervistë dhënë për Albanian Daily News ka bërë bilancin e tre viteve si president. Nishani deklaron se është i kënaqur që ia ka arritur të ruajë balancat e pushtetit dhe të mos e kthejë presidencën në një institucion kukull.

Kreu i Shtetit ka thënë se ndihet i keqardhur që nuk ka pasur mundësi të ndalonte disa akte ligjore që janë në kundërshtim me kushtetutën, por edhe me standardet bazë të lirive dhe të drejtave themelore.

I pyetur për reformën në drejtësi, kreu i shtetit është shprehur se situata problematike vjen edhe prej faktit se shumë prokurorë dhe gjyqtarë i kanë shërbyer edhe regjimit komunist. Reforma sipas kreut të shtetit duhet të jetë konsensuale duke u shprehur i vendosur se ndërhyrjet në kushtetutë duhet të bëhen vetëm me referendum. Çështjet që kërkojnë ndryshimet kushtetuese duhet të aprovohen me referendum. Kush mendon se refoma në kushtetutë është çështje numrash në Parlament për kreun e shtetit nuk do reformë në drejtësi.

SHKARKO APP