Nishani: Njerëzit me rekorde kriminale të largohen menjëherë nga politika

 

Presidenti, Bujar Nishani, ka thyer heshtjen për një prej çështjeve të nxehta të ditëve të fundit të politikës shqiptare, dekriminalizimin.

Kreu i Shtetit ka kërkuar të mos humbet kohe me largimin e individëve me rekorde kriminale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nishani: “Në respekt të marrëveshjes së arritur mes shumicës dhe opozitës të vijojnë procesin e largimit të të gjithë personave me rekorde kriminale,kudo që ata të jenë në parlament, në adminsitratë dhe pavarësisht se çfarë ngjyrimesh ata kanë përfaqësuar në aspektin politik”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Arrestimi i dy deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, Tom Doshi dhe Mark Frroku, është shoqëruar me akuza për ndikim politik te sistemi i drejtësisë. Apeli i Nishanit ishte:

Nishani:  “Ajo që unë kam bërë publike dhe vazhdoj ti qëndroj është në lidhje në radhë të parë me mbështjetjen e plotë të institucioneve të drejtësisë për të hetuar dhe gjykuar në mënyrë të drejtë, transparente dhe të paanshme për të pasur mbështetjen e plotë nga të gjitha institucionet që të kryejnë misionin e tyre kushtetues”.

Nurmi 1 i shtetit në mënyrë të përsërtirur ka apeluar klasën politike të mbaje premtimin e firmosur me marrëveshje në 24 dhjetor, për të dekriminalizuar institucionin e Parlamentit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?