Nishani për Lazaratin

 

Presidenti i Republikës po ndjek me shqetësim ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në fshatin Lazarat gjatë ditës së sotme ku ka humbur jetën Ibrahim Basha, efektiv i forcave speciale RENEA, dhe ku janë plagosur dy efektivë të tjerë.

Kreu i Shtetit ngushëllon familjen e të ndjerit Basha për humbjen e rëndë si dhe i gjendet pranë të gjithë familjarëve e të afërmve në këtë ditë të rëndë për ta, ndërkohë që u uron shërim të shpejtë policëve të plagosur.

Presidenti Nishani dënon aktin kriminal dhe u kërkon autoriteteve ligjzbatuese që në mënyrë profesionale të bëjnë zbulimin e menjëhershëm të këtij krimi dhe vënien përpara drejtësisë të autorëve, duke u bërë njëkohësisht thirrje për qetësi qytetarëve të Lazaratit në këto momente të vështira.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?