Nishani përshëndet partneritetin strategjik SHBA-Shqipëri: Institucionet ta zbatojnë

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani përshëndet nënshkrimin në Uashington të Deklaratës së Përbashkët për Partneritet Strategjik mes Republikës së Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe e konsideron atë një dokument shumë të rëndësishëm për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve, intensifikimin e dialogut politik në të gjitha çështjet me interes strategjik si dhe një instrument inkurajues për paqen dhe sigurinë në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në njoftim nga zyra e shtypit të Presidentit thuhet: “Në emër të qytetarëve shqiptarë Presidenti Nishani shpreh mirënjohjen e thellë për mbështetjen e gjithanshme që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Shqipërisë ndër vite për vendosjen e përpjekjet për konsolidimin e demokracisë dhe shtetit ligjor, për realizimin e aspiratës sonë evropiane si dhe për forcimin e rolit konstruktiv dhe stabilizues që Shqipëria ka luajtur dhe vazhdon të ketë në Ballkanin Perëndimor”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?