Nishani përshëndet votimin e rezolutës nga Senati i Nju-Jorkut për rolin e kombit shqiptar

 

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani ishte i pranishëm në votimin e rezolutës nga Senati i Shtetit të Nju-Jorkut për rolin e kombit shqiptar në shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, nismë kjo e kërkuar nga anëtarët i Asamblesë së Nju Jork-ut, zoti Mark Gjonaj dhe Senatori Jeffrey Klein.

 

Pasi zhvilloi  takim të veçantë me Senatorin Jeffrey D. Klein dhe shumë ligjbërës të tjerë nju-jorkezë, në prani të të gjithë anëtarëve të Senatit, të cilët e votuan unamimisht rezolutën, Kreu i Shtetit shprehu në emrin tij dhe të popullit shqiptar, mirënjohje dhe falënderimet për mbështetjen që iu dha rezolutës dhe miratimit të saj.

 

Rezoluta që ju sapo miratuat vlerëson jo vetëm jashtëzakonisht dhe me të drejtë mbarë kombin shqiptar, jo vetëm popullsinë e Shqipërisë, por edhe atë të Kosovës, si dhe kudo tjetër ku jetojnë shqiptarët, duke theksuar edhe njëherë, akoma edhe më shumë kësaj radhe, edhe pse kanë kaluar më se 70 vite, Besën.” – theksoi, mes të tjerash, Presidenti Nishani.

 

SHKARKO APP