Nishani: Politika të dënojë krimet e komunizmit, jo t’i mbrojë
Presidenti Bujar Nishani edhe njëherë ka shfrytëzuar rastin për t’ju përgjigjur zërave kritikë lidhur me dekorimin e pak ditëve më parë të 67 ballistëve të vrarë në vitin 1943. Këtë herë, duke sjell shembullin e Gjermanisë, Nishani theksoi se Shqipëria ende ka shumë punë për të bërë në dënimin e krimeve të komunizimit.
“Me keqardhje konstatoi se pas 26 vitesh nga modeli gjerman, Shqipëria nuk është ndarë plotësisht nga e kaluara komuniste. Dosjet e sigurimit të shtetit në Shqipëri nuk janë ende të aksesueshme dhe lustracioni as që merret në konsideratë. Simbolet e diktaturës dhe regjimit komunist po rikthehen fatkeqësisht dukshëm e shpesh të kamufluara me element artistik. Klasa politike shqiptare sot ka për detyrë të marr seriozisht dënimin e krimeve të komunizmit dhe respektimin e rezulutave të Këshillit të Europës të viteve 1996 dhe 2006. Shtimi i zërave nostalgjikë, shpeshherë dhe nga politikanë, në mbrojtje të hapur të krimeve të kryera nga komunizmi dhe sigurimi i shtetit duhet të shërbejë si një këmbanë alarmi për gjithë shoqërinë shqiptare”, deklaroi Nishani.
Këto deklarata kreu i shtetit i bëri gjatë një aktiviteti të zhvilluar në kuadër të “Tetorit gjerman”.
KOHA JONË SONDAZH

