Nishani: Procesi i kandidaturave në PD përzgjedhje pozitiv, jo eliminim negativ, disa media e kanë ngatërruar

I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, ish-presidenti Bujar Nishani u shpreh se Nga disa media është përpjekur që të ngatërrojë procesin përzgjedhës të kandidaturave.

Ai tha se ka qenë një përzgjedhje pozitive, jo eliminimi negativ.

Bujar Nishani: Nga disa media është përpjekur që të ngatërrojë procesin përzgjedhës të kandidaturave. Në fakt në thelb ka qenë një përzgjedhje pozitive, jo eliminimi negativ. Shqyrtimi është bërë në çdo degë të partisë dhe nga 20 kandidatura p.sh nga Kukësi, metodika ka qenë se sa kandidatë dalin, sa i takojnë Kukësit, Hasi dhe Tropojë.

Nga 20 propozime, sipas formulës i takonte që në proces duhet të liheshin vetëm 10 emra. Nuk ka qenë metodikë për të eliminuar 10, por vetëm për të zgjedhur 10 më të mirët që plotësonin disa kritere. Në fazën e parë kanë qenë kritere të përgjithshme si arsimi dhe, aktiviteti politik dhe mos pasja e një rekordi kriminal.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, njëherësh kryetar i komisionit të vlerësimit brenda PD, Bujar Nishani i ftuar në RTV ORA, ka sqaruar lajmet se të gjithë anëtarët e PD që nuk konfirmoheshin në një fazë të procesit të përzgjedhjes së kandidatëve nuk mund ta kontestonin publikisht procesin.

Qafoku: A është normale që PD, t’u mbyll gojën me marrëveshje kandidatëve që nuk kalonin në një fazë tjetër, pasi ata e kishin të ndaluar ta kontestonin si proces?

Nishani: Nuk është tamam siç e artikulon ti. Pasi mbaronte punë komisioni në fazën e parë, pra nga 4000 do të përzgjidheshin 1000, komisioni do t’i dërgonte në strukturat e PD, dhe strukturat e PD, në parimin një anëtarë një votë, do votonin për të eliminuar 20% të listës së tyre, dhe meqë procesi ishte për të eliminuar 20% të listës kjo deklaratë ka qenë e tillë që Bujari dhe Rolandi që janë në një listë nuk duhet të bëjnë fushatë negative për njëri-tjetrin.

Gjatë fushatës, dy kandidatë nuk duhet të bënin fushatë kundër njëri-tjetrit, meqenëse ishte një fushatë brenda partisë. Ishte morale, dhe etike kjo që e bëjmë.

 

SHKARKO APP