Nishani: Qeveritari s’mund të qeverisë nga shtëpia, por nga fusha e betejës

Ish-presidenti Bujar Nishani ka sulmuar ashpër qeverinë ndërsa e akuzon për mosmarrje të masave, apo dhe paaftësi për të përballuar situatën në të cilën gjendet vendi për shkak të koronavirusit.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Nishani thekson se detyra e qeverisë nuk është vetëm penalizimi i qytetarëve, por dhe lehtësimi dhe ofrimi i shërbimeve për ta.

MESAZHI I NISHANIT
Paaftësi totale, papërgjegjshmëri, papregatitje, dhunë dhe karagjozllëku janë performaca e rilindsve edhe në situatën emergjente të rradhës mbi Shqipërinë.
Detyra e Qeverisë nuk është vetëm forca dhe penalizimi por edhe lehtësimi dhe shërbimi.
Çdo masë dhe urdhër i dhëne duhet shoqëruar paralelisht me ndihmesë, lehtësime, shërbime ekstra në mënyrë që strategjia e mbrojtjes të funksjonojë.
Sakrifica nuk mund të jetë vetëm e qytetarit por më e para, më e madhja e shtetit dhe qeverisë.
Qeveritari nuk mund të qeverisë nga shtëpia por nga fusha e betejës (meqë rilindsi na thotë se kemi hyrë në luftë)

Eshtë shumë e lehtë të urdhërosh qytetarin të mbyllet në shtëpi, por qeveria ka detyrën të dezinfektojë çdo ditë rrugët dhe ambjentet publike.
Këtë rilindsi nuk e bën dot!

Eshtë shumë e lehtë të urdhërosh mjekët, infermjerët dhe studentët e mjekësisë, të shërbejnë 24/24, por qeveria duhet të ofrojë shërbime ekstra për familjet e tyre.
Këtë rilindsi nuk e bën dot !
Eshtë shumë e thjeshtë të kërcënosh, dhunosh e shkarkosh mjekët kurajoz e me integritet, por t’u japësh atyre maska mbrojtëse të skaduara është kriminale.
Kjo është vepra e rilindsit !
Eshtë e thjeshtë të urdhërosh karantinë masive të popullatës, por qeveria duhet të ofrojë shërbim ambulator lëvizës 24/24 për të gjithë të moshuarit mbartës të sëmundjeve kronike.

Këtë rilindsi nuk e bën dot !
Eshtë e thjeshtë të sekuestrosh me urdhër qeverie, spitalet private, por qeveria duhet të miratojë dhe deklarojë buxhetin financiar të pagesës për pronën private.
Kultura fashistoide nuk e përfillë këtë !
Krekosja nga maja e “plehut” të paaftësisë nuk është qeverisje, karagjozllëku virtual me kamera personale e ka emrin rilinds !
Shqiptarët do të zbatojnë me përgjegjësi maksimale këshillat e mjekëve dinjitoz e me integritet dhe protokollet e këtij rasti të mbrapshtë.
Jeta dhe shëndeti i seicilit prej tyre është shumë i çmuar edhe për të ringritur Shqipërinë, pas kësaj.
#TëringremëShqipërinë ??

SHKARKO APP