Nishani: Reforma në drejtësi, jo në funksion të militanti zmit partiak

Kreu i shtetit, Bujar Nishani kërkoi sot publikisht një reformë korrekte në drejtësi, jo në funksion të militantizmave partiakë dhe jo për përqendri min e pushtetev e në një dorë të vetme.

Duke falënderua r Komisionin e Venecias dhe Këshillin e Europës për asistencën, Nishani tha se fondamenti mbi të cilin ngrihet një shtet është drejtësia.

“Si Presidenti i Republikë s falënderoj Komisionin e Venecias, KiE­-në për mbështetjen dhe asistimin deri të Kushtetutës, por edhe të një sërë akteve të tjera, të kodeve etj. Askush nuk ka dyshim se fondamenti , baza mbi të cilën ngrihet një shtet është drejtësia. Asnjë mekanizë m tjetër nuk garanton ngritjen e institucion eve funksional e pa patur një bazë që garanton funksionim in normal, si shteti i së drejtës.

Kemi një debat të madh publik për reformën në drejtësi. Nuk besoj se ka individ apo institucion që nuk e vlerëson nevojën e reformës në drejtësi. Shoqëria shqiptare nuk ka rrugë tjetër përveçse të ecë në reformën në drejtësi. Mbetet prioritet reforma në sistemin e drejtësisë, pasi garantohe nmundësitë reale për përmbushj en e reformave të tjera”, tha Nishani.

Ai vlerësoi gjithashtu edhe se reforma në drejtësi ka nevojë jo vetëm për dëshirë por edhe për vullnet, ndërsa tha se shoqëria shqiptare i ka kapacitetit për ta kryer këtë reformë.

“Besoj që ekzistenca dhe vënia në lëvizje e vullnetit është një sfidë e madhe që gjeneron tek mentaliteti i individit, i shoqërisë, i institucion eve. Jam nga ata njerëz që besoj se shoqëria shqiptare ka kapacitetet për të kryer reformën në drejtësi. Praktikat më të mira që duhet ti kemi si orientim dhe si angazhim s’ka nevojë ti kërkojmë thellë në arkivat e librarive të ndryshme pasi i kemi afër falë partnerëve tanë, BEsë. Rruga por të ecur drejt angazhime ve dhe piketave që Europa i ka plotësisht të konsolidua ra është mundshm e. Kemi nevojë për të elaboruar disa parime të tjera”, u shpreh kreu i shtetit.

Teksa ka tërhequr vëmendjen e faktorëve për realizimin e një reforme në sistemin e drejtësisë korrekte, që garanton një të ardhme më të mirë të Shqipërisë , pasi e kundërta sipas tij do të sillte fatalitete për vendin.

 

SHKARKO APP