Nishani rrëfen telefonatën e Ramës me tone të larta

 

Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka folur për herë të parë mbi një telefonatë të bërë nga kryeministri Edi Rama të cilën kreu i shtetit e cilësoi të papranueshme për mënyrën se si një kryetar qeverie i drejtohet, Presidentit të një vendi. Në studion e gazetarit Sokol Balla në TCH, Nishani tha se një javë më parë është njoftuar nga sekretaria se kishte një telefonatë nga kryeministri. “E mirëprita për shkak se telefonatat janë jo të shpeshta, por u befasova nga toni, gjuha dhe mënyra se si kryeministri më kërkonte që unë të firmosja dekretimin e Visar Zhitit si ambasador në Vatikan” –rrëfeu Nishani. Presidenti nënvizoi se Rama arriti deri në shantazh dhe kërcënime. “Nuk bëhet fjalë për shkarkim apo burg” –nënvizoi Presidenti, – megjithatë toni, fjalët dhe mënyra ishin të papranueshme. Nishani tha se menjëherë pas kësaj telefonate në Parlament (megjithëse seanca vijonte gjatë gjithë ditës) doli një deputet (Taulant Balla) dhe bëri akuza të rënda ndaj familjes sime. Në këtë mënyrë, – tha Presidenti, – erdhi edhe reagimi i Sekretarit të Përgjithshëm të Presidencës për mediat

SHKARKO APP