Nishani-Schulz: Dialogu politik tepër i rëndësishëm

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në vijim të vizitës në Bruksel ka shprehur gatishmërinë e Shqipërisë për të qenë pjesë e zgjidhjes së problemeve me të cilët përballet sot Europa.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin e Parlamentit Europian, Martin Schulz, Nishani i ka shprehur mirënjohjen e tij BE-së për mbështetjen që i ka ofruar vendit tonë ndër vite.

“Mirënjohje BE-së për vëmendjen ndaj Shqipërisë. Shqipëria është gati të jetë pjesë e zgjidhjes së krizës së refugjatëve me të cilën përballet sot Bashkimi Evropian”, ka thënë Nishani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa zoti Schulz, pasi ka vlerësuar ecurinë e deritanishme të Shqipërisë, ka nënvizuar se, “dialogu politik është tejet i rëndësishëm” për vendin tonë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?