Nishani shpall procedurat për 2 gjyqtarët e Gjykatës së Lartë
Presidenti Bujar Nishani ka shpallur sot publikisht procedurat për plotësismin e dy vendeve të mbetura bosh në Gjykatën e Lartë. Shpallja e procedurave vjen pas refuzimit të Kuvendit të dy propozimeve që Nishani u bëri ligjvënësve: Markelian Koça dhe Fuat Vjerdha.
“Në zbatim të Ligjit Nr. 8588, datë 15.3.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, si rrjedhojë e mosdhënies së pëlqimit nga Kuvendi për dy kandidaturat e emëruara me dekretet nr. 8897 dhe nr. 8898, datë 16 Janar 2015, Presidenti i Republikës njofton vijimin e procedurave ligjore për emërimin e dy anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë.”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Aplikimi nis më 20 prill. Kandidatët do të duhet të dorëzojnë: Kërkesë me shkrim; fotokopje të dëshmisë së arsimit të lartë juridik, Diplomë e Nivelit të Dytë; përmbledhje të karrierës profesionale e shoqëruar me vërtetimet e lëshuara për çdo rast nga institucioni ose organi ku ka ushtruar detyrën, ose nga Dhomat Kombëtare të Avokatisë, Noterisë, Përmbarimit, etj dhe fotokopje të dokumentit të identifikimit.
KOHA JONË SONDAZH

