Nishani shpreh ngushëllimet për situatën e rëndë në Tetovë

 

Presidenti i Republikës Bujar Nishani pati sot një bisedë telefonike me Kryetaren e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi së cilës i shprehu në emrin e tij personal dhe të gjithë qytetarëve të Shqipërisë keqardhjen për situatën e rëndë të krijuar nga përmbytjet e ndodhura me pasojë humbjen e jetëve të disa qytetarëve si dhe dëme të shumta materiale.

Presidenti Nishani i përcolli Kryetares Arifi të gjithë solidaritetin njerëzor dhe institucional në përballimin e kësaj situate të rëndë.

Kreu i Shtetit shqiptar shprehu ngushëllimet më të ndjera për familjet që humbën të dashurit e tyre në këtë fatkeqësi natyrore dhe nënvizoi besimin e tij në angazhimin e plotë të autoriteteve vendore dhe qendrore për tejkalimin e të gjitha pasojave të krijuara.

SHKARKO APP