Bujar Nishani: Shqiptarët edhe katër vite me një qeveri kukull

Sot kryeministri Edi Rama shpalli qeverinë e re ”Rama 3”, ku ka me shumicë ministre zonja. Ish-Presidenti Bujar Nishani, komentoi kabinetin e ri qeveritar, si dhe ironizoi PD-në përmes një postimi në rrjete sociale. Ai thekson se shqiptarët do të qeverisen në 4 vitet e ardhshme nga një qeveri kukull, ndërsa opozita për të nuk ka asnjë strategji, por është duke pritur derisa të afrojnë zgjedhjet.

“Shqiptarët edhe katër vitet e ardhshme me një Qeveri Kukull, manekinë të garderobës në errësirë të një njeriu që ka marrë peng gjithçka në këtë vend. Peng qeverisjen, peng parlamentin, peng drejtësinë, peng ekonominë, peng sistemin politik, peng vetë shtetin, peng Shqipërinë.

Pengmarrësi, ndërsa tallet përsëri me shqiptarët me një “Qeveri Kukull”, përgatitet me zell për të fituar garën e ardhshme.

Çdo kukull në funksion të grabitjes elektorale të radhës! Po Opozita? Opozita është rehat! Ka kohë! Ohu…, derisa të vijnë zgjedhjet, shohim e bëjmë! Asnjë parapërgatitje, asnjë vizion, asnjë projektim, asnjë strategji! Do të “sajojë” diçka edhe atëherë”.

SHKARKO APP