Nishani: Situata është e vështirë, e pashë vetë në terren

Presidenti Bujar Nishani ka dalë sot në një konferencë për mediat për të vlerësuar situatën në zonat e përmbytura në jug të vendit dhe u ka bërë thirrje institucioneve shtetërore t’u vijnë në ndihme banorëve në keto zona.

Presidenti Nishani gjatë inspektimit të këtyre zonave një ditë më parë, vlerësoi gatishmërinë e institucioneve deri në këto momente, të cilat kanë bërë të mundur qe jeta dhe siguria e banoreve të ishte e garantuar.

“Në terren konstatova se situata ishte e vështirë. Vlerësova se gjendja në këto zona është e vështirë dhe u kam bërë thirrje institucioneve të bashkojnë forcat për të përballuar situatën. Ditët në vazhdim tregojnë se do të jenë të vështira përsa i përket motit dhe mbeten në rrisk pronat e qytetarëve dhe jetët njerëzore. Po ashtu, takova përfaqësuesit vendorë dhe shtabin e emergjencave civile, që kanë bërë një punë të mirë, por që duhet të rrisin bashkëpunimin me të gjitha strukturat”, tha Nishani.

“Nga vizita ime në zonat e përmbytura konstatove sa ka nevojë për ndihma e kryesisht ne zonen e Dorëzezës dhe kjo kërkon një vlerësim afatmesëm për të evendidentuar demet dhe dhënë ndihmë banoreve. Po ashtu, 100% e tokës bujqësore ishte nën ujë dhe bagëtitë kishin pësuar dëme të mëdha. Emergjenca është në garantimin e sigurisë së jetëve të njerëzve e të blegterorisë dhe kërkesa imë eshte që institucionet shtetërore duhet të angazhohen për të përballuar situatën si në bazë ushqimore për bagetite edhe per njerëzit”, tha Nishani.

SHKARKO APP