Nishani: Solidaritet për banorët e zonave të përmbytura

Presidenti Bujar Nishani ishte sot në zonat e prekura nga përmbytjet. Ndërsa garantoi se institucionet shtetërore do të bëjnë gjithçka për tu ardhur në ndihmë banorëve, dhe apeloi që politikë të lërë mënjanë akuzat dhe debatet dhe të bashkëpunojë. Gjithashtu shtoi se përveç solidaritetit duht dhe angazhim ndërsa përsëriti thirrjen banorëve, që të jenë vigjilent edhe ditët e ardhshme sepse natyra mund të përkeqësohet përsëri.

“Unë nuk jam këtu për të ndërhyrë në debatin politik midis forcave politike. Nuk është detyra e Presidentit të bëjë komentet e qëndrimeve politike të njërës forcë apo të tjetrës. Jam këtu për të shprehur në emrin tim personal solidaritetin me të gjithë banorët që e kanë pësuar me këtë fatkeqësi natyrore. Për të sjellë këtu solidaritetin e të gjithë shqiptarëve. Jam i bindur se të gjithë shqiptarët sot pavarësisht se ku ndodhen janë me mendje dhe me zemër pranë këtyre banorëve duke lutur që vështirësi dhe ky hall që i ka zënë të kalojë sa më parë. Por kalimi i këtij momenti kërkon angazhim përtej solidaritetit. Solidariteti fillon nga institucionet shtetërore, të cilat në bashkëpunim me autoritetet lokale, autoritetet e specializuara të ndërhyjnë në mënyrë efikase.
Thirrja ime e parë është për banorët, që të jenë vigjilent edhe ditët e ardhshme sepse natyra mund të përkeqësohet përsëri. Së dyti një kërkesë për banorët kam që të bashkëpunojnë me autoritetet lokale dhe qëndrore, tu përgjigjen udhëzimeve që i japin ata për të shmangur cdo rrezik që i kanoset jetës dhe sigurisë së tyre. Organet e specializuara të fillojnë të bëjnë identifikim të dëmeve dhe ndihmës së menjëhereshme dhe afatmesme që kërkojnë në mënyrë që të rivitalizojmë jetën e cdo individi, sepse këta banorë jetojnë me tokën, bagëtinë, prandaj të bëhemi bashkë dhe të fokusohemi të vendimet që duhen marrë për jetën e qytetarëve shqiptarë". tha Nishani.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?