Nishani: Sulltan Nevruzi, një ringjallje pranverore
Kreu i shtetit, Bujar Nishani ka uruar sot festën e Sulltan Nevruzit për të gjithë besimtarët bektashinj. Në një mesazh dërguar Kryegjyshit Botëror, presidenti shprehet për një ringjallje pranverore me lindjen e Imam Aliut.
“Gjatë kësaj dite të madhërueshme, kur besimtarët bektashinj shqiptarë festojnë në këtë prag ringjalljeje pranverore lindjen e Imam Aliut, që për ta, si dhe për të gjithë ne, përfaqëson ripërtëritjen e besimit të palëkundur te jeta, vepra dhe forca e patjetërsueshme e të Plotfuqishmit, shqiptarët festojnë së bashku dhe ndajnë me njëri-tjetrin edhe gëzimin dhe shpresën për jetën dhe për një të ardhme më të mirë”, thuhet në mesazhin e kreut të shtetit.
KOHA JONË SONDAZH

