Nishani takohet me Aliyev: Projekti TAP, impakt në të gjithë rajonin

Gjatë pjesëmarrjes në Forumin e 4 Global në Baku, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, u takua me Presidentin e Republikës së Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

Nishani shprehu mirënjohjen për mbështetjen për projektin e gazsjellësit TAP. “Implementimi i projektit TAP do të ketë një impakt shumë pozitiv edhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor.”

Presidenti Aliyev, theksoi interesin e Azerbajxhanit për procesin e gazifikimit të Shqipërisë, si dhe vullnetin e palës azere për planifikimin dhe ngritjen hap pas hapi të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dy presidentët ranë dakord për organizimin e një Forumi të Përbashkët Ekonomik për bashkëpunimin më të thellë mes dy vendeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Presidenti Nishani u takua edhe me Presidentin e Gjeorgjisë, Giorgi Margvelashvili, të cilin e siguroi për interesin e Shqipërisë për t’i thelluar marrëdhëniet me Gjeorgjinë si dhe për mbështetjen që Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s, i jep politikës së dyerve të hapura të aleancës.

Nishani pati një takim edhe me Presidentin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov. Sa i përket stabilitetit të vendit fqinj, kreu i shtetit shqiptar theksoi rëndësinë e  zbatimi të plotë të Marrëveshjes së Ohrit.

Presidenti Nishani rikonfirmoi mbështetjen e plotë që Shqipëria vazhdon t’u japë të gjitha vendeve të rajonit, përfshirë Maqedonisë dhe Malit të Zi, për anëtarësimin në NATO.

Gjithashtu, mes dy Presidentëve u bisedua edhe për krizën e refugjatëve, zhvillimet rajonale,  dhe kërcënimet nga terrorizmi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?