Nishani takon pedagogët: Jam jashtë debatit politik. Para se të gjykoj do marr vlerësimin tuaj
Presidenti i Republikës Bujar Nishani nis takimin konsultativ me akademikë dhe pedagogët lidhur me ligjin e shumë debatuar për Arsimin e Lartë miratuar të martën e kaluar 22 korrik 2015.
Takimi po zhvillohet në Presidencë.
Nishani: Dua të marr mendimin dhe gjykimin e Akademikeve – Në tryezën ku ndodhen profesorë dhe akademikë presidenti Nishani tha se është e drejta e tij kushtetuese për të dëgjuar mendimin e përfaqësuesve të institucioneve të cilat do të preken nga ky ligj.
“Para se ta gjykoj institucionalisht dua të marr dhe një gjykim dhe vlerësim nga ana juaj rreth sfidës që ofron ky legjislacion për studentët pedagogët dhe akademikët. Kam ndjekur procesin, qëndroj jashtë debatit politik. Dy elementët thelbësorë që do të mbrohen janë e drejta për arsim dhe autonomia” tha Nishani
Ligji u miratua më 22 korrik nga maxhoranca
Ligji për arsimin e lartë u miratua me votat e maxhorancës në orët e para të mëngjesit të 22 korrik 2015.
Po atë ditë kryetari i PD-së Basha, i cili drejton opozitën që u largua nga salla në momentin e votimit, zhvilloi një takim me përfaqësues të pedagogëve për ligjin e arsimit të lartë dhe foli për një aksion masiv institucional me të gjithë instancat që kanë në dorë të ndalojë ligjin.
“Që nga presidenti tek Kushtetuesja. Do jemi në mbëshetje të pedagogëve që kanë një plan të qartë veprimi. Mbështesim inisiativën e pedagogëve që ti kërkojnë Presidentit e Kushtetutës të mos e miratojnë këtë pr/ligj”
Edhe pedagogët i kanë bërë apel presidentit të mos e dekretojë ligjin
KOHA JONË SONDAZH

