Nishani takon sot ministren Nikolla për ligjin e Arsimit të lartë

 

Presidenti Bujar Nishani do të zhvillojë sot paradite një takim me  Ministren e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla lidhur me ligjin e arsimit të lartë.

Takimi do të zhvillohet në orën 11:00 , ku pritet që Presidenti të dëgjojë argumentat pro ligjit të Ministres përpara dekretimit të tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë në takimin konsultues me përfaqësues të qarqeve akademike dhe universitare mbi draftin e arsimit te larte, pak ditë më parë, kryetari i Shtetit, tha se do të interpretojë vetëm Kushtetutën, jashtë çdo ndikimi politik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përfaqësues të spikatur të arsimit të lartë, të cilët edhe më herët nv tryezat e Kuvendit e kanë kundërshtuar draftin u përpoqën ti shpjegojnë Presidentit defektet e tij duke dhënë dhe argumentet përkatës.

Liri i ri shpjeguan ata, cënon autonominë, krijon pabarazi mes Universiteteve publike dhe atyre private dhe rrit tariat për studentët.
Kreu i Shteti pritet ta kthejë sërish në Kuvend për shqyrtim ligjin për arsimin e lartë, pas kundërshtimeve të forta të akademikëve dhe pedagogëve.

Ndërkohë opozita ka avancuar në qëndrimin e saj duke paralajmëruar, padi në Gjykatën Kushtetuese.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?