Nishani: Të “ luftohet” kushdo që mbi librat e shenjtë sajon doktrina terrori

 

 

Presidenti i Republikës,Bujar Nishani ka shtruar një iftar në Pallatin e Brigadave, me rastin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke shprehur mirenjohjen per kontributet e komunitetit mysliman dhe drejtuesve të saj për harmoninë ndërfetare dhe demotivimin e çdo forme të instrumentalizimit fetar ne vend, Kreu i Shtetit theksoi se tradita e islamit në vendin tonë është e shkëlqyer.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në frymën e harmonisë fetare, kreu i vendit kërkoi vigjilencë ndaj kujdo që predikon për një shtet me natyre fondamentaliste dhe rekruton shqiptarët drejt vatrave të terrorit.

Nishani kërkoi të ekspozohen para shoqërisë dhe ligjit kushdo që tenton që mbi librat e shenjtë të sajojë doktrina terrori, absolutizmi e përjashtimi, dhe në çdo moment të luftohen si përfaqësues të së keqes, armiq të fesë dhe antishqiptar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?