Nishani: Teza mediokre “fajin e ka drejtësia” që u tund fort nga vetë Kryeministri, a mos do të thotë që reforma dështoi?
Ish-Presidenti i Republikëes Bujar Nishani ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili ashtu si dhe ministri i tij i Brendshëm Bledi Çuçi, fajësojnë sistemin e drejtësisë për të shmangur përgjegjësinë nga vetja lidhur me situatën tejete kritike të krimit në vend.
“Kur Ministri i qeverisë, para dy ditësh fajësoi gjykatën e prokurorinë për rendin e sigurinë e “dalë duarsh” prej shtetit dhe e marrë peng prej të fortëve të pushtetit, nga zori veç se mund të qeshje!
Por sot kjo tezë mediokre u tund fort nga vetë Kryeministri!
Kjo tani nuk është për të qeshur por as për të qarë, se siç thotë ajo kënga e moçme ; “bir Selman i nënës kë të qaj më parë…..” ???
Dikush duhet t’i bëjë leksione e trajnime mësimi Kryeministrit, ministrit e me radhë ….!
Po mirë more qeveritarë, udhëheqës të shtetit e vendit, mbajtës fatesh të popullit në dorën tuaj, as kaq nuk dini?!
Ta zëmë se një prokuror rrethi qenka i paaftë, një gjykatë fakti e korruptuar e ju hodhi në tokë gjithë përpjekjet tuaja “titanike” për shtet, ligj e drejtësi, po a e dini se ka prokuror e gjykatë Apeli, ku të ankimoni paudhësitë e atyre të parëve ?
Po a e dini se ka më pastaj edhe prokurorë e Gjykatë të Lartë (që e kanë mbyllur me vetingun tuaj), ku të shkoni edhe nëse ata të Apelit ju kanë sabotuar “sakrificat” e bëra ??
Po tregojuni më parë shqiptarëve, pse nuk keni trokitur me radhë e me forcë në të gjitha dyert e mandej të thonit “se kjo nuk bëhet, joooo” !
Apo mos do të na thoni se reforma dështoi!!.
Jo, këtë mos e thoni, !!!!!!
Sepse ju dini të thoni veç “dokrra hinit” !
Por në fakt, fajin nuk e kini ju, Jo, jo !
Ai është tjetër kund”, shprehet përmes rrjeteve sociale ish-Presidenti Bujar Nishani.