Nishani-Thaçi: Të konsolidohet edhe më shumë faktori
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti sot në një takim Menduh Thaçin, k i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni.
Presidenti Nishani vlerësoi kontributin e Thaçit në konsolidimin e faktorit shqiptar në Maqedoni, si dhe në zhvillimin e raportevesa më të mira mes shqiptarëve dhe maqedonasve, si dhe të gjithë popujve të tjerë që jetojnë në Maqedoni.
Presidenti shprehu qëndrimin e tij lidhur me zbatimin e marrëveshjes së Ohrit, si një fondament i respektimit të drejtave të shqiptareve në Maqedoni dhe krijimit të klimës së besimit të ndërsjellë mes shqiptareve dhe maqedonasve në të mirë të prosperitetit dhe të zhvillimit të marrëdhënieve sa më të mira të këtyre dy popujve shtetformues në Maqedoni.
Kreu i Shtetit shprehu qëndrimin e tij kundër çdo lloj ekstremizmi dhe për një frymë sa më të mirë bashkëpunimi jo vetëm mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, por edhe me të gjitha shtetet e rajonit dhe më gjerë.
Presidenti Nishani shprehu qëndrimin e tij për rëndësinë e shfrytëzimin sa më të mirë të potencialeve ekonomike të shqiptareve në Maqedoni dhe anasjelltas, si një urë e rëndësishme bashkëpunimi edhe mes dy shteteve tona.
Thaçi falënderoi për kontributin dhe ndihmën e Presidentit Nishani në konsolidimin dhe shtyrjen përpara të marrëdhënieve mes dy vendeve, si dhe përkrahjen e dhënë shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërie, duke treguar lidership dhe mbështetje për të gjithë pa asnjë dallim.