Nishani uron Presidentin e ri të Kosovës, Hashim Thaçi
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani uron Hashim Thaçin për zgjedhjen në postin e Presidentit të Republikës së Kosovës. Më poshtë mund të lexoni mesazhin e plotë të Nishanit.
“I nderuar Zoti Thaçi,
Zgjedhja juaj në postin e Presidentit të Republikës së Kosovës, më jep kënaqësinë e veçantë që t’ju përcjell urimet më të mira e vëllazërore.
Ju uroj gjithashtu shumë sukses në përmbushjen e kësaj detyre të lartë , si dhe në përballimin me sukses të sfidave me të cilat përballet aktualisht Kosova dhe shoqëria e saj. Jam i sigurt se falë eksperiencës suaj në pavarësinë dhe progresin e Kosovës, arritjet e deritanishme do të përmirësohen më tej, si në plan të brendshëm ashtu edhe në atë ndërkombëtar.
Duke ju siguruar për një bashkëpunim të ngushtë, ju lutem pranoni i nderuar President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!”
KOHA JONË SONDAZH

