Nishani: Vetëvendosje, rol në zhvillimin e Kosovës

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti sot dhe zhvilloi një takim me Kryetarin e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Visar Ymeri dhe deputetin e Kuvendit të Kosovës, Albin Kurti.

Kreu i shtetit shqiptar çmoi kontributin dhe rolin e Lëvizjes ‘Vetëvendosje” në zhvillimet politike të Kosovës si dhe në konsolidimin e institucioneve demokratike funksionale të shtetit më të ri në Ballkan.

Kryetari i Lëvizjes “Vetëvendosje”dhe deputeti i saj, ndanë me Presidentin e Republikës së Shqipërisë këndvështrimet e tyre dhe të forcës politike që përfaqësojnë mbi zhvillimet aktuale dhe situatën politike në Kosovë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti Nishani ritheksoi qëndrimin se çështjet me rëndësi madhore për të ardhmen e Kosovës, duhet të zgjidhen me maturi e urtësi politike, në qasje të plotë ligjore dhe në mbrojtje të interesave të shtetit të Kosovës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kreu i shtetit pasi vlerësoi përparimin e shënuar nga Kosova që nga dita e shpalljes së pavarësisë së saj, evidentoi intensifikimin e marrëdhënieve vëllazërore të gjithanshme mes dy shteteve.

Presidenti Nishani gjatë takimit, i garantoi udhëheqësit e Lëvizjes “Vetëvendosje” mbi përkushtimin e tij personal dhe institucional, si dhe atë të institucioneve të shtetit shqiptar për mbështetje të vazhdueshme dhe të pakursyer ndaj Republikës së Kosovës gjatë përpjekjeve të saj për t’u anëtarësuar sa më shpejt në organizatat rajonale dhe ato ndërkombëtare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?