Nisin hetimet për analistin kontravers, tha se “koronavirusi nuk është i vërtetë dhe Edi Rama është fashist”

Në një kohë kur bota ka shpallur pandeminë, nga e cila aktualisht numërohen 42,344 vdekje, analisti konravers Olsi Jazexhiu është shprehur publikisht se nuk beson se koronavirusi është i vërtetë dhe se e gjitha është një shpikje.

Në postimet e tij në Facebook, Jazexhiu i cili flet shpesh për teori konspirative dhe i lidh gjithmonë zhvillimet me kontekste fetare ka rrëzuar poshtë vërtetësinë e virusit, ndërkohë që nuk ka kursyer edhe komente ndaj masave shtrënguese të marra nga qeveria Rama. Mësohet se ditën e djeshme janë marrë nën hetim 10 qytetarë, për “deklarata të gabuara”, në mesin e tyre edhe Jazexhiu.

E ftuar mbrëmë në emisionin “Open”, gazetarja Anila Hoxha deklaroi se për të dhe të tjerët kanë nisur hetimet dhe se tashmë dosja gjendet në prokurori.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?