Nisin përplasjet në Tiranë, policia hedh gaz lotsjellës dhe rreh protestuesit
Protestuesit dhe policia janë përplasur mbrëmjen e sotme në sheshin kryesor të Tiranës. Pjesëmarrja e qytetarëve sot në protestë ka qenë më e madhe se dy ditët e para. Policia ka ndërhyrë pa asnjë paralajmërim duke hedhur gaz lotsjellës dhe duke i shpërndarë me ujë.
Fillimisht protestuesit janë mbledhur te Ministria e Brendshme me thirrjet: “Duam drejtësi për Klodianin” dhe duke kërkuar dorëheqjen e Drejtorit të Policisë, Ardi Veliu.
Ndërsa një pjesë tjetër e protestuesve ndodhej para Kryeministrisë. Në momentin që dy grupimet e mëdha kanë nisur të bashkohen, policia ka ndërhyrë me gaz lotsjellës. Në terren shihen që sot ka më shumë forcë speciale dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit kanë dalë vetë në terren.
Në Sheshin “Skënderbej”, policia ka hedhur gaz lotsjellës pa paralajmërim duke helmuar dhe qytetarë që nuk ishin pjesë e tubimit. Ndërkohë policë civile kanë marrë me forcë disa të rinj duke i qëlluar me grushte dhe me shkelma.
Protesta edhe në rrethe…
Protestat e qytetarëve që kërkojnë drejtësi për vrasjen e Klodian Rashës kanë nisur në disa qytete të vendit. Në Tiranë, Durrës, Fier, Lezhë, Shkodër dhe qytetet të tjera qytetarët janë mbledhur para komisariateve dhe institucioneve shtetërore për të kërkuar drejtësi.
Në Pogradec, qindra qytetarë kanë dalë në rrugë dhe nën thirrjet “Drejtësi për Klodianin” kërkojnë nga qeveria të zbardhë ngjarjen dhe të ndëshkojë autorët.
Në Fier, qytetarët janë drejtuar për te komisariati i policisë dhe me parulla për drejtësi dhe për largimin e Drejtorit të Policisë së Shtetit.
Edhe në Durrës një grup të rinjsh u mblodhën në sheshin qendror.
Në Elbasan gjithashtu një grup të rinjsh ndezën qirinj në nder të kujtimit të 25-vjeçarit të vrarë.
Lexoni edhe..
- Protestuesit nuk pranojnë përgjigjen e sotme të Ramës, ndaj në ora 18.00 prapë te Kryeministria
- Kryeministri kërcënon protestuesit e rinj: Do ju fus në burg!
- Presidenti Meta: Hetim urgjent për dhunën ndaj gazetarit. Ardi Veliu dhe çdo efektiv të bëjnë kujdes për zbatimin e ligjit
- Dita e dytë e protestës: “Luftë” guerrile në Tiranë, foto që flasin sa qindra fjalë!
- Çfarë ndodhi në ditën e parë të protestës për vrasjen e Klodian Rashës/Foto reportazh
- Ikën Sandri, frikësohet Edi!
- Fjalori i Ramës për protestuesit, Plasari: Halabakë iu dukën dhe shokut Çaushesku, por…
- Dhuna në protestë, reagon Avokati i Popullit
- Spartak Ngjela: Rama tu thyejë brinjët protestuesve halabakë
- Vasili i përgjigjet Ramës: O gomar, pse e vrave pas shpine popullin si hajn?