Nisin procedurat për shkarkimin e Dhori Kules dhe Petraq Milos nga Banka e Shqipërisë
Qeveria shqiptare ka nisur procedurat e shkarkimit të dy anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë.
Petraq Milo dhe Dhori Kule mësohet se nuk do të jenë më në institucionin më të lartë që drejton Bankën Qendrore, pasi ata kanë shkelur sistematikisht ligjin duke zhvilluar aktivitet politik.
Burime për Vizion Plus, bëjnë të ditur se i menjëhershëm do të jetë edhe zëvendësimi i këtyre dy anëtarëve me kandidatura të përzgjedhura në konkursin që kryeministria çeli gjatë muajit tetor, kur kërkonte aplikantë për postin e Guvernatorit.
Më herët, Milos dhe Kules i ishte kërkuar dorëheqja nga përfaqësues të mazhorancës, por ata kishin refuzuar ta jepnin atë, pavarësisht se ishin në shkelje flagrante të ligjit.
Petraq Milo, aktualisht është anëtar i këshillit kombëtar te PD, ndërsa Dhori Kule, një prej anëtareve të këshillit bashkiak të opozitës.