Nisin punimet për aeroportin e Vlorës, Pacolli: Funksional i këtyre trojeve shqiptare

Në Ditën e Flamurit kanë nisur punimet për aeroportin e Vlorës. Të pranishëm në ceremoni janë kryeministri Edi Rama, ministrja e Inflastrukturës Belinda Balluku si dhe ndërtuesi Behgjet Pacolli.

Nisja e punimeve është menduar që në mënyrë simbolike të nisin në përvjetorin e shpalljes së Pavarësisë, në qytetin e Flamurit në Vlorë.

Ndërtuesi nga Kosova, Behgjet Pacolli tha se bëhet fjalë për një vepër madhështore.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë jam shumë i lumtur që jam aktori kryesor i kësaj vepre, shumë i lumtur që kjo ndodh në vendin tim. Shumë i lumtur që kjo ndodh në qytetin që e kam kaq shumë përzemër me këtë vepër madhështore. Do të jetë aeroporti më i bukur dhe më funksional i këtyre trojeve”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?