Nisma e veçantë. Në orën 21:00, lutje për shpëtimin nga koronavirusi

Imzot Gjergj Meta, ipeshkëv i Rrëshenit, ka ndërmarrë sot një nismë të veçantë. Në orën 21:00 të mbrëmjes ai ka ftuar besimtarë e jo besimtarë, çdonjëri sipas mënyrën së vet, të lutën për shërbimin e të prekurve nga koronavirusi.

“Ipeshkvijtë katolikë të Shqipërisë çdo mbrëmje bashkohen në orën 21.00 e, me Rruzaren Shenjte, i drejtojnë Zotit një lutje për shpëtimin e gjithë atyre, që vuajnë nga koronavirusi. “Ju ftoj të gjithëve, besimtarë e jo besimtarë, që të bashkuar të lutemi, secili në mënyrën e vet”, u bën thirrje imzot Gjergj Meta shqiptarëve brenda e jashtë atdheut.

Në mënyrë të veçantë nesër, më 19 mars, në orën 21.00, ipeshkvijtë e Shqipërisë bashkohen në lutjen e Rruzares Shenjte bashkë me ipeshkvijtë e Italisë dhe të gjithë shqiptarët, që jetojnë e punojnë në Itali. Në mikrofonin tonë, Sekretari i përgjithshëm i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, imzot Gjergj Meta, ipeshkëv i Rrëshenit, shpjegon domethënien e rëndësinë e çastit të lutjes së Rruzares Shenjte dhe i fton besimtarë e jo besimtarë t’i bashkohen kësaj nisme…”,- shkruan “Vatikan News

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?